Sulmuesi shqiptar që zgjodhi Gjermaninë drejt kalimit në Premier League

Brajan Gruda do të transferohet në Premier League. Sulmuesi i Mainz pritet që të bashkohet me Brighton, që ka bërë një ofertë zyrtare për të siguruar shërbimet e 20-vjeçari.

Britanikët janë gati të paguajnë 30 milionë euro për të bërë të tyrin futbollistin me origjinë nga Shkodra.20-vjeçari luajti 28 ndeshje në Bundesligë edicionin e shkuar, duke shënuar dhe 4 gola.

Paraqitjet e mira me Mainz bënë që shumë klube të vihen në ndjekje të 20-vjeçarit por Brighton duket se ka nxituar e ka mbyllur gjithçka.

Gruda, ndonëse me origjinë shqiptare, deri më tani ka përfaqësuar vetëm ngjyrat e Gjermanisë, teksa u grumbullua dhe para këtij evropiani nga trajneri Nagelsmann, por vetëm për të qenë pjesë e seancave stërvitore.

SHKARKO APP