Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Angli dhe siguron tri pikët për skuadrën e tij

24-vjeçari Armando Dobra ka gjetur golin e parë për këtë sezon të ri me skuadrën e Chesterfield në Angli. Në minutën e 88’, Dobra gjeti mjaft mirë një top të hedhur në zonë, të cilin e çoi në fundin e rrjetës, duke çuar rezultatin në 3-1 dhe duke siguruar tri pikët e radhës për Chesterfield, që kryeson kështu m,e pikë të plota renditjen në League Two. Ky është goli i parë i Dobrës këtë sezon, duke i çuar një sinjal të rëndësishëm trajnerit Sylvinho, pasi ende nuk ka marrë akoma asnjë ftesë nga Kombëtarja A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?