Bravo djema të Kombëtares! Shqipëria fitore historike në Gjeorgji, vendos një perlë e Asllanit (VIDEO)

Shqipëria hakmerret në mënyrën më dinjitoze ndaj Gjeorgjisë. Skuadra e Syvinhos mori një sukses historik 1-0 në Tbilisi, në një fushë që nuk kishim fituar asnjëherë më parë, madje as nuk kishim barazuar.

Një mbrëmje shumë pozitive për kuqezinjtë që vuajtën në 45 minutat e para, por nuk munguan as rastet për shënim. Në fillimin e pjesës së dytë, Kristjan Asllani shënoi një gol fantastik me një goditje të bukur në hyrje të zonës.

Gjeorgjia u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por nga ana tjetër Shqipëria u afrua në dy raste me golin e dytë. Bajrami dhe Daku shpërdoruan shansin për të dyfishuar shifrat. Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve (shiko tabelën e renditjes momentale)

Kjo ishte Shqipëria që duam! Bravo djema të Kombëtares! Kemi edhe dy ndeshje dhe të dyja në Tiranë, në nëntor presim Ukrainën dhe Çekinë. Me Çekinë kemi hak për të marrë se na përdhosen edhe flamurin kombëtar, ndaj fitorja ndaj tyre duhet të jetë e pamëshirshme.

Duhet të dalim në krye të grupit!

GJEORGJI-SHQIPËRI 0-1

1’ Nis ndeshja në Tbilisi

2’ Qazim Laçi jep menjëherë sinjalin e parë me një goditje nga distanca, që u ndal nga portieri vendas me qetësi

11’- Pritje fantastike nga Strakosha, që i mohon një gol të sigurt Davitashvili.

15’ Indrit Tuci i afrohet shumë golit me një goditje me të djathtën brenda zonës, por portieri tregohet i vëmendshëm duke ndalur goditjen e tij.

Image

26’– Krosim i rrezikshëm nga Ivan Balliu, por topi shkon në duart e portierit Mamardashvili.

30’- Strakosha gabon në rivënien e topit në fushë, duke ia dhuruar topin Mikautadze. Gjithsesi Arlind Ajeti e korrigjoi mjaft mirë gabimin e tij duke mbyllur gjithçka në zonë.

48’ GOOOL Shqipëria kalon në avantazh me një gol fantastik nga Kristian Asllani, i cili shënon me një goditje shumë të saktë në hyrej të zonës.

57’- Shqipëria i afrohet golit të dytë. Pas një pasimi të marrë nga Asani në zonë, Bajrami gjuan direkt, por topi shkoi ngjitur me tranversën.

69’ Mirlind Daku është shumë pranë golit të dytë me një goditje me kokë brenda zonës, por për fatin e tij të keq shkoi ngjitur me shtyllën.

Formacionet

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lochoshvili, Kiteishvili, Davitashvili, Mikautazde, Chakvetazde, Kvaratskhelia, Zivzivadze

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Bajrami, Asani, Tuci.

 

SHKARKO APP