Super Cikalleshi, shënon dopietë dhe i jep fitoren me përmbysje Konyasporit (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka shënuar sot dy gola në fitoren me përmbysje të skuadrës së tij, Konyaspor. Në fushën e Yeni Malatyaspor, kavajasi kuqezi dhe të tijtë janë gjendur në disavantazhin 2-0 deri në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë do të vinte përmbysja. Diomande hapi ndeshjen në minutën e 72-të. Më pas do të dilte në skenë Cikalleshi që barazoi 10 minuta nga fundi dhe më pas shënoi dhe golin e përmbysjes.

Me këtë dopietë, sulmuesi 30-vjeçar shqiptar ngjitet në kuotën e 7 golave në këtë sezon, në 20 ndeshje që janë luajtur në total.

https://twitter.com/i/status/1363146713951850500

https://twitter.com/i/status/1363147279239163906

 

SHKARKO APP