Super Jurgen Uldedaj, triumfon ndaj boksierit kilian në Manchester (VIDEO)

Jurgen Uldedaj ka regjistruar fitoren e 20- të në boksin profesionist. Boksieri shqiptar ka mposhtur boksierin nga Kili, Gerardo Mellada. Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 500 vende.

Ishte një duel i fortë dhe i luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qëndruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10- të të parashikuar. Në fund, me vendim unanim, gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20- të në boksin profesionist.

Kampioni Jurgen Uldedaj, vinte në këtë ndeshje me një bilanc prej 19 fitoresh, me 10 vite pjesëmarrje në boksin profesionist. Aktualisht është boksieri shqiptar më i sukseshmi i rankuar në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC.

HEAVY IMPACT | Juergen Uldedaj vs Gerardo Mellado | LIVE POST CARD FIGHT! 🥊

 

 

SHKARKO APP