Super Juventus me Thiago Motta-n, ky do të jetë formacioni i frikshëm

Juventus ka qenë skuadra më aktive në merkato vere, duke bërë një ndryshim total në skuadër, duke bërë të harrohet shumë shpejt Allegri. Trajneri Thiago Motta ishte i pari që u zyrtarizua për të nisur më pas dhe projektin e ri.

Duke e krahasuar me ekipin e sezonit të kaluar, parashikohet që në formacionin zyrtar të ketë plotë 7 ndryshime. Në portë do të jetë transferimi i ri Di Gregorio. Në mbrojtje Cabal duket i sigurt në krahun e majtë, Bremer dhe Gatti në qendër, ndërkohë që djathtas parashikohet Kalulu ose Cambiaso.

Në mesfushë do të jetë e gjitha e rinovuar me Thuram dhe Douglas Luiz para mbrojtjes, ndërkohë që pak më ta avancuar është një trinom i frikshëm Yldiz, Koopmeiners dhe Nico Gonzales (Conceicao).

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlahovic do të jetë sulmuesi kryesor, teksa e ka nisur sezonin me dy gola ndaj Veronës. Bardhezinjtë kanë bërë ndër merkaton më cilësore në Europë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?