Super kompjuteri parashikon renditjen e Seria A për sezonin e ri, titullin e fiton …
Serie A starton këtë fundjave, me Inter që shihet si favorit absolut për të triumfuar në Itali. Për të përforcuar edhe më shumë statusin e tyre si favorit ka menduar OPTA, faqja më e madhe e statistikave.
Sipas super kompjuterit të tyre, Inter ka 79,2% shanse për të dalë kampion në Serie A, duke lënë shumë pas rivalët e tyre.
Gjithnjë sipas OPTA-s, në vendin e dytë, me më shumë shanse për të fituar ndodhet Atalanta e Berat Gjimshitit me 11,2%. Në vendin e tretë renditet Juventus me 4,2%, ndërsa pas tyre vjen Milan me 1,8% shanse për të fituar titullin.
Shumë larg ndodhet Napoli i Antonio Contes, madje renditen edhe pas ekipeve si Roma, Bologna dhe Lazio.
1st: Inter – 84.9 pikë mesatarisht
2nd: Atalanta – 73.0
3rd: Juventus – 68.5
4th: Milan – 65.6
5th: Roma – 63.8
6th: Bologna – 63.1
7th: Lazio – 62.3
8th: Napoli – 58.9
9th: Fiorentina – 58.5
10th: Torino – 54.5
11th: Genoa – 46.3
12th: Monza – 44.7
13th: Udinese – 44.6
14th: Empoli – 41.1
15th: Hellas Verona – 39.5
16th: Lecce – 38.6
17th: Parma – 37.6
18th: Venezia – 36.8
19th: Cagliari – 36.5
20th: Como – 36.2