Super përballje dhe grupe ferri në grupet e Champions League
Merr jetë sezoni i ri i Champions League 2018-2019. Shorti i hedhur në “Grimaldi Forum” në Montecarlo ka zbuluar grupet për kompeticionin më të rëndësishëm kontinental, i cili do të nisë në muajin shtator. Ëndrra evropiane e Juventusit të ri me Ronaldon në skuadër, do të starton në një grup i vështirë, por gjithçka është mëse e kalueshme. “Goglat” në Montecarlo në fakt e kanë vendosur ekipin e Allegrit përballë Manchester United, Valencia dhe Young Boys. Kundërshtari më i rrezikshëm sigurisht që është United i Jose Mourinhos, i cili e mbylli në vendin e dytë sezonin e kaluar.
Ronaldo do të ketë mundësinë të kthehet në Old Trafford, atje ku ai ka kaluar gjatë sezone të shkëlqyera para se të shkonte te Real Madrid. Rreziqet kryesore për bardhezinjtë do të jenë Paul Pogba, një ish-lojtar i tyre, si dhe Lukaku me Sanchez. Humbjet e fundit ndaj Brighton dhe Tottenham, mund të jenë një sinjal negativ për anglezët, por Mourinho ka treguar se e njeh mjaft mirë këtë kompeticion. Një tjetër kundërshtar i vështirë për ekipin italian është edhe Valencia, një ekip që është forcuar shumë gjatë këtij sezoni, ndërkohë që për të kompletuar grupin H, është Yung Boys, i cili padyshim është rivali më i lehtë në letër.
Short shumë i vështirë edhe për Interin, teksa dora e brazilianit Kaka e vendosi në grupin më të vështirë të mundshëm. Skuadra e drejtuar nga Lucciano Spalleti është shortuar në grupin B me kundërshtarin më të frikshëm të mundshëm, Barcelonën. Blaugranët vërtet nuk janë përforcuar shumë nga sezoni i kaluar, por kanë në përbërje një nga më të mirët në botë, Lionel Messin, dhe duke marrë parasysh këtë fakt do të jetë thuajse e pamundur për t’i marrë rezultate pozitive katalanasve. Mision i pamundur me Barçën, dhe jashtëzakonisht i vështirë edhe me Tottenham. Skuadra angleze u eliminua nga Juventusi në sezonin e kaluar, por kanë në përbërje futbollist klasi si Kane, Dele Alli, Eriksen. “Spursat” vërtet nuk kanë bërë asnjë blerje, por të fitosh ndaj tyre do të jetë një sukses më vete. Në fund është PSV, një tjetër ekip shumë i vështirë, i cili luan një futboll shumë agresivë, dhe ka shumë talente që mund të të hapin probleme.
Grupi C- Mund të cilësohet një nga grupet më të vështirë, pasi PSG, Napoli dhe Liverpool, jo vetëm që do të konkurrojnë për të kaluar grupin, por dhe do të synojnë që ta mbyllin në vendin e parë. Askush nuk mund të “vërë dorën në zjarr” pa filluar ende ndeshjet se kush do të jetë favorit. Liverpoli e nis si favorit duke parë sezonin e fundit, pasi shkoi në finale dhe tashmë është shumë më solid në repartin e mbrojtjes. PSG ndërkohë krenohet me sulmin më të frikshëm në Europë, ndërkohë që Napoli me faktin se ka një ekip që luan një futboll të bukur, por dhe me një trajner me shumë eksperiencë në kompeticionet europiane si Carlo Anceotti.
Grupi A- Atletico Madrid mund të cilësohet me fat, pasi “goglat” e hedhura në Montecarlo i kanë vënë përballë Dortmundin, një ekip që e ka humbur ndjeshëm forcën në Europë në dy sezonet e fundit. Kualiteti i ekipi gjerman, nuk është më i dikurshmi, por nuk është një ekip për t’u nënvlerësuar. Monaco dhe Club Brugge janë dy skuadrat tjera të grupit, të cilat pritet që të dhurojnë më pak surpriza.
Grupi G- Nga shorti i hedhur nuk ka dalë i kënaqur as Roma, që dje mësoi se kundërshtari i saj në fazën e grupeve është kampioni në fuqi, Real Madrid. Skuadra merengues është dukshme e avantazhuar për ta mbyllur në vendin e parë, ndërkohë që verdhekuqtë mund të marrin frymë nga fakti se CSKA dhe Plzen janë dy rivalë që nuk mund të jenë një pengesë e madhe. “Goglat” ndërkohë kanë qenë “bujare” me Bayernin dhe City-in që pritet të mos kenë shumë probleme dhe ta mbyllin në vendin e parë në grupet E dhe F.

Grupi A
1 – Atletico Madrid
2 – Dortmund
3 – Ajax
4 – Club Brugge
Grupi B
1 – Barcelona
2 – Tottenham
3 – PSV
4 – Inter
Grupi C
1 – PSG
2 – Napoli
3 – Liverpool
4 – Crvena Zvezda
Grupi D
1 – Lokomotiva e Moskës
2 – Porto
3 – Shalke 04
4 – Galatasaray
Grupi E
1 – Bayern Munich
2 – Benfica
3 – Ajax
4 – AEK
Grupi F
1 – Manchester City
2 – Shakhtar Donesk
3 – Lion
4 – Hoffeinhaim
Grupi G
1 – Real Madrid
2 – Roma
3 – CSKA e Moskës
4 – Viktoria Plzen
Grupi H
1 – Juventus
2 – Manchester United
3 – Valencia
4 – Young Boys
Spektakli i Champions League do të nisë me ndeshjet e para të grupeve që do të luhen më 18 dhe 19 shtator, ndërsa kjo fazë do të përmbyllet me takimet që do të luhen më 11 dhe 12 dhjetor.
Faza me eliminim të drejtpërdrejt do të nisë nga muaji shkurt, ndërsa finalja e madhe do të luhet në “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit më 1 qershor 2019.
KOHA JONË SONDAZH

