Super sfida në Serie A, Napoli thyen Interin

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Napoli ka triumfuar 3-1 ndaj Interit, në ndeshjen e Serie A. Ata e mbyllën pjesën e parë në epërsi, pas golit të De Bruyne me penallti. McTominay dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Calhanoglu ngushtoi llogaritë, por pa mundur dot t’i dhurojë zikaltërve pikë. Anguissa “vulosi” shifrat në minutën e 66-të, pas një asisti të Neres. Napoli ka 18 pikë, Inter ka 3 pikë më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?