Super Strakosha pësoi dy gola në debutim, por u shpall më i miri

Nëse ke një baba me reflekse të tilla si Foto Strakosha nuk mund të rezultosh ndryshe se një portier i jashtëzakonshëm.

Thomas Strakosha, i biri i ish gardianit të portës sonë, debutoi mbrëmë në Serinë A si titullar. Marcheti u dëmtua para ndeshjes dhe trajneri Simone Inzagi preferoi talentin shqiptar, i cili ka fituar vendin e portierit të dytë.

Edhe pse emocionet kanë qenë të shumta, Strakosha shkëlqeu dhe kreu disa pritje të bukura, por nuk mund të bënte gjë në golat e pësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strakosha meritoi notën 6 pas ndeshjesm, duke qenë vlerësimi më i lart së bashku me Keita Balde.

Swiss Digital Mobile Reklama

“La Gazeta dello Sport” e shoqëron me këtë shkrim: “Për një portier 21 vjeç sigurisht që mund të dalësh i mundur nga “San Siro”. gjithçka që mundi, në golat e pësuar nuk ishte faji i tij”, shkruan e përditshmja italiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?