Super talenti nga Kosova, vetëm 16 vjeç në stolin rezerv te skuadra e Bayernit

Vetëm 16 vjeç, por me hapa të mëdhenj drejt elitës së futbollit evropian. Erblin Osmani, futbollist me origjinë shqiptare nga Kosova dhe i lindur e rritur në Gjermani, ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Mesfushori i ri është grumbulluar me ekipin e parë të Bayern Munich dhe është përfshirë në listën e ndeshjes së kampionatit ndaj Union Berlin, ku edhe është ulur në pankinë.

Osmani kishte tërhequr më herët vëmendjen e stafit teknik, pasi në shkurt të vitit 2026 u ftua të stërvitej me ekipin e parë nga trajneri Vincent Kompany.

Swiss Digital Desktop Reklama

16-vjeçari është kapiten i Germany U17 dhe luan si mesfushor defensiv , duke u dalluar për këmbën e majtë, vizionin në lojë dhe goditjet e fuqishme nga distanca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prania e tij në pankinën e Bayernit konsiderohet një sinjal i qartë i besimit që klubi gjerman ka ndaj talentit të ri, i cili shihet si një nga talentet më premtues në botë.

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?