Superiore: Dështon Tirana në “Selman Stërmasi”, surprizon Vllaznia
Vllaznia bën surprizën duke mposhtur Tiranën në kryeqytet. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja hapëse e javës së 27-të të kategorisë superiore përfundoi 2-1 per shkodranet, me të tre golat e shënuar ne pjesen e dyte.
Pas një nisjeje më të mirë të shkodranëve, Tirana merr frenat e lojës dhe dominon pjesën më të madhe të pjesës së parë. Tetë minuta pas pushimit, Olsi Gocaj shndërron në gol një penallti, por në të 79-ten zëvendësuesi Sise rikthen baraspeshën. Megjithatë, ekuilibri zgjati vetëm tri minuta, pasi Gurishta realizoi golin e fitores per shkodranet vetëm pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë.
Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e pestë, ndersa Tirana mbetet në vendnumero me 30 pike, duke pësuar humbjen e gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit, ende pa e provuar shijen e fitores në vitin 2017.
Kalendari i ndeshjeve eshte:
E premte:
Tirana – Vllaznia 1-2
E shtune:
Teuta – Laçi ora 16.00
Flamurtari – Korabi ora 19.00
E diele:
Kukesi – Luftetari ora 16.00
Partizani – Skenderbeu ora 19.00
Klasifikimi eshte:
| Pos. | Team | GP | Pts | W | D | L | GF | GA | +/- | Form | H2H |
| 1 | Partizani Tirana | 26 | 52 | 14 | 10 | 2 | 28 | 10 | 18 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| 2 | FK Kukesi | 26 | 52 | 13 | 13 | 0 | 33 | 11 | 22 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| 3 | Skenderbeu | 26 | 50 | 14 | 8 | 4 | 27 | 13 | 14 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| 4 | Luftëtari Gjirokastër | 26 | 36 | 9 | 9 | 8 | 25 | 30 | -5 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| 5 | Vllaznia Shkodër | 27 | 35 | 8 | 11 | 8 | 22 | 21 | 1 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| 6 | KF Tirana | 27 | 30 | 6 | 12 | 9 | 23 | 23 | 0 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| 7 | Teuta Durres | 26 | 28 | 7 | 7 | 12 | 17 | 23 | -6 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| 8 | KF Laci | 26 | 25 | 6 | 7 | 13 | 12 | 24 | -12 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| 9 | Flamurtari Vlore | 26 | 22 | 7 | 7 | 12 | 26 | 30 | -4 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
| 10 | Korabi Peshkopi | 26 | 12 | 2 | 6 | 18 | 9 | 37 | -28 | ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
/
KOHA JONË SONDAZH




