Superiore/ Dinamo bën paqe me Teutën, Elbasani mund Flamurtarin
Janë mbyllur dy ndeshjet e radhës të javës së 10-të në Abissnet Superiore, që sollën pak gola, por shumë emocione. Në “Elbasan Arena”, Dinamo dhe Teuta u ndanë në paqe, duke mbyllur takimin me rezultatin 0-0.
Pjesa e parë kaloi pa shumë raste konkrete, ndërsa në minutën e 61-të dinamovitët mbetën me një lojtar më pak, pasi Bekim Maliqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim. Edhe pse në inferioritet numerik, skuadra kryeqytetase arriti të mbajë portën të paprekur deri në fund.
Pas këtij barazimi, Dinamo ruan vendin e tretë me 18 pikë, ndërsa Teuta pozicionohet e pesta me 15 pikë.
Në ndeshjen tjetër të ditës, në Vlorë, Elbasani arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, me rezultatin minimal 0-1.
Takimi nisi me pesë minuta vonesë për shkak të tymit nga flakadanët e tifozëve vendas. Tensioni u transferua edhe në shkallët e stadiumit në minutën e 11-të, ku ndërhyri policia për të qetësuar situatën mes dy tifozerive.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 60-të Xhonathan Lajthia zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë pas një goditjeje këndi.
Në fund, rezultati mbeti 0-1, me Elbasanin që ngjitet në krye të renditjes me 20 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në fund të tabelës me vetëm 5 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

