Superiore/ Egnatia barazim spektakolar me Vllazninë, Partizani ndalet ndaj Vorës
Java e 10-të e Abissnet Superiore u mbyll me dy barazime. Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Vllaznia ndanë pikët me rezultatin 2-2, në një ndeshje plot emocione mes dy pretendenteve për “Final Four”.
Vllaznia kaloi e para në avantazh me Sherfi Kallakun në minutën e 43-të, ndërsa në pjesën e dytë Egnatia barazoi me Yahya (62’). Bekim Balaj riktheu avantazhin për shkodranët nga penalltia (74’), por Guillem Jaime vendosi shifrat përfundimtare me një gol të bukur nga goditja e dënimit (86’). Pas këtij barazimi, Vllaznia kryeson me 20 pikë, po aq sa Elbasani, ndërsa Egnatia ndjek me 19.
Në “Arenën e Demave”, dueli mes Vorës dhe Partizanit përfundoi pa gola (0-0). Kryeqytetasit patën disa raste të mira, me Janjevën që goditi shtyllën dhe traversën, ndërsa Skuka u dëmtua rëndë në fund të pjesës së parë. Pas këtij rezultati, Vora qëndron në vendin e 7-të me 11 pikë, ndërsa Partizani renditet i 8-ti me 9 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

