Superiorja nuk ndalet, të mërkurën luhen sfidat e javës së 4-t

Kategoria Superiore nuk do të ndalet, teksa në mesjavë do të luajë dhe ndeshjet e radhës. Bojkoti që zgjati thuajse 2 muaj e ka ngjeshur shumë kalendarin që do të vijojë këtë të mërkurë me ndeshjet e javës së 4-t, e cila do të luhet e gjitha në një ditë në 2 fasha oraresh, 13:45 dhe 16:45.

2 takimet më të rëndësishme të javës Kukësi-Laçi dhe Teuta-Vllaznia do të luhen me drita. Kuqeblutë për momentin mbajnë kryesimin e kampionatit me pikë të plota 9.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4

E mërkurë, më 25 nëntor 2020

Ora 13:45 | Tirana-Bylis

Ora 13:45 | Apolonia-Partizani

Ora 13:45 | Skënderbeu-Kastrioti

Ora 16:45 | Kukësi-Laçi

Ora 16:45 | Teuta-Vllaznia

SHKARKO APP