Superkompjuteri i Opta parashikon Serie A, Inter favorite për titullin, Napoli vetëm i shtati

Ndërsa sezoni i Serie A sapo ka nisur, superkompjuteri i Opta-s ka publikuar parashikimet e para për mënyrën se si mund të përfundojë kampionati. Modeli, i njohur si Opta Predictor, llogarit probabilitetet për pozicionin përfundimtar të skuadrave, duke u bazuar te kuotat e basteve dhe Opta Power Rankings, që marrin në konsideratë performancat e fundit dhe historike të ekipeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Corriere dello Sport, Interi shihet si favoritja kryesore për titullin, ndërsa Roma projektohet në vendin e dytë. Për dy vendet e tjera që dërgojnë në Champions League, superkompjuteri parashikon Juventusin dhe Comon. Milani, ndërkohë, renditet si skuadra e parë jashtë zonës së katër vendeve të para.

Surpriza më e madhe në këtë parashikim është Napoli, i cili projektohet vetëm në vendin e shtatë, madje pas Lazios.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas modelit të Opta-s, Interi pritet të grumbullojë më shumë se 78 pikë, ndërsa ka rreth 45% mundësi për të fituar titullin. Gjithashtu, zikaltërit kanë rreth 88% probabilitet për ta mbyllur sezonin në katër vendet e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Roma projektohet në vendin e dytë me rreth 73 pikë, ndërsa probabiliteti për një përfundim në zonën Champions vlerësohet në rreth 73%. Mundësitë për titull, sipas algoritmit, janë pak më poshtë se 22%.

Në vendin e tretë vjen Como, me rreth 67 pikë të parashikuara dhe 10% mundësi për titullin. Skuadra ka gjithashtu rreth 52% probabilitet për të përfunduar në katër vendet e para. Juventusi projektohet në vendin e katërt, po me 67 pikë të mundshme, ndërsa shanset e tij për titull llogariten në 8.91%.

Parashikimi më befasues lidhet me Napolin. Kampionët e Italisë projektohen në vendin e shtatë, me më pak se 3% mundësi për të fituar titullin dhe vetëm 28.90% probabilitet për t’u rikthyer në Champions League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?