Superkompjuteri parashikon fituesin e Champions League, favorite absolute

Janë përcaktuar tetë skuadrat çerekfinaliste të UEFA Champions League: Arsenal, Atlético Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Liverpool, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Sporting CP. Njëra prej tyre do të ngrejë trofeun më 30 maj në Puskas Aréna në Budapest.

Sipas një analize të superkompjuterit të “Opta”, favorit kryesor për triumfin është Arsenali, me rreth 29.7% shanse për të fituar trofeun. Londinezët vijnë në formë shumë të mirë, me rezultate pozitive si në Europë ashtu edhe në kampionat.

Pas tyre renditet Bayern Munich me mbi 18%, ndërsa podiumin e plotëson Barcelona me rreth 15.6%. Kampionët në fuqi, PSG, kanë afro 12% shanse për të mbrojtur titullin, ndërsa Real Madrid, pavarësisht historisë së pasur, vlerësohet me më pak se 10% për shkak të mungesave dhe shortit të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpool dhe Atlético Madrid kanë përkatësisht rreth 7% dhe 4% mundësi, ndërsa Sporting CP mbetet surpriza e madhe me vetëm 3%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në çerekfinale, Arsenali përballet me Sportingun, ndërsa sfidat e tjera premtojnë spektakël: Barcelona-Atlético, PSG-Liverpool dhe Bayern-Real Madrid.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?