Superkupa e Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Egnatia-Dinamo City
Superkupa e Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City do të luhet më 28 dhjetor 2025 në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Egnatia si kampione e Shqipërisë, ndërsa Dinamo City si fituese e Kupës së Shqipërisë, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë për trofeun e parë të sezonit.
Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën e Shqipërisë.
Biletat mund të blihen online në ebileta.al në këtë link: Egnatia – Dinamo City
KOHA JONË SONDAZH

