Superliga/ Egnatia ndal Tiranën, Elbasani surprizon Partizanin në transfertë
Java e katërt e Superiores nisi me emocione, gola dhe kartonë të kuq. Në Rrogozhinë, Egnatia u tregua superiore ndaj Tiranës, duke fituar 2-0. Buriç zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, ndërsa në pjesën e dytë Albanese vulosi suksesin me një goditje të fuqishme nga distanca. Bardheblutë nuk arritën të reagonin dhe në minutat e fundit mbetën edhe me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Markut.
Në sfidën tjetër, Elbasani mori një fitore të madhe në transfertë ndaj Partizanit, duke triumfuar minimalisht 1-0. Vendimtar ishte goli i Bunjakut në minutën e 36-të, pas asistit të Qoses. “Demat e kuq” e komplikuan edhe më shumë ndeshjen në pjesën e dytë, kur Bytyçi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 59-të.
Verdheblutë shfrytëzuan epërsinë numerike dhe ruajtën rezultatin deri në fund, duke konfirmuar formën pozitive dhe mbetur në krye të renditjes.
KOHA JONË SONDAZH

