Superliga Europiane, 3 skuadra të mëdha dalin zyrtarisht kundër me reagim zyrtar
Pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë mbi Superligën EUropiane nuk ka gjetur përkrahje nga të gjithë klubet e mëdha, pasi disa pret tyre nga shtete të ndryshme kanë filluar të dalin kundër idesë për krijimin e një kompeticioni të ri europian. Kundër vendimit për krijimin e Superligës Europiane menjëherë janë shprehur 3 klube të mëdha evropiane: Bayerni, United dhe Atletico Madrid.
Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, drejtor i Bayernit dhe zëvendës-kryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane, Jan Kristian Dresen u shpreh kundër idesë së krijimit të Superligës Europiane.
“Ne kemi marrë parasysh vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Megjithatë, kjo nuk e ndryshon qëndrimin e FC Bajern dhe ECA se një garë e tillë do të ishte një sulm ndaj rëndësisë së ligave kombëtare dhe strukturës së futbollit evropian. Bundesliga është themeli i FC Bajern, ashtu si të gjitha ligat kombëtare janë themeli i klubeve të tjera europiane të futbollit. Prandaj është detyra jonë dhe bindja jonë e thellë t’i forcojmë, jo t’i dobësojmë. Ne jemi të përkushtuar edhe në garat europiane të klubeve nën ombrellën e UEFA-s. Kështu që më lejoni ta bëj shumë të qartë edhe një herë se dera e Superligës mbetet e mbyllur në FC Bajern”, deklaroi drejtori i gjigandit bavarez.
Te Manchester United janë shprehur kundër idesë së krijimit të Superligës Europiane.
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj pjesëmarrjes në garat e UEFA-s dhe bashkëpunimit pozitiv me UEFA-n, Premier Ligën dhe klubet e tjera përmes ECA-s për zhvillimin e vazhdueshëm të lojës evropiane”, thuhet në deklaratën zyrtare të Mançester Unitedit.
Klubi i tretë që është kundër krijimit të Superligës është Atletico Madrid, që me anë të një komunikatë zyratre ka radhitur tre arsyet pse janë kundra krijimit të kompeticionit të ri.
“1. Rezoluta në lidhje me kornizën për autorizimin paraprak të garave të tjera i referohet statuteve të vjetruara të UEFA-s që janë ndryshuar tashmë në qershor 2022”.
2. Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) dhe UEFA kanë krijuar një partneritet që e bën të pakuptimtë konsiderimin e UEFA-s si monopol. Nëpërmjet marrëveshjeve brenda kësaj sipërmarrjeje të përbashkët, klubet vendosin 50% për shitjen e të drejtave të sponsorizimit dhe televizionit, shpërndarjen e të ardhurave dhe formatet e konkurrencës”.
3. Komuniteti evropian i futbollit nuk e mbështet Superligën Evropiane. Superligën e kundërshtojnë Gjermania, Franca, Anglia, Italia, Spanja (përveç Real Madridit dhe Barcelonës) etj. Ne mbrojmë mbrojtjen e familjes më të gjerë të futbollit evropian, ruajtjen e ligave vendase dhe sigurimin e kualifikimit për garat evropiane përmes performancës në fushë çdo sezon”, shkruan klubi spanjoll
KOHA JONË SONDAZH

