Superliga shqiptare, Erzeni dhe Laçi barazojnë pa gola

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të shtunë me ndeshjen e parë të fazës së katërt dhe të fundit. Erzeni dhe Laçi barazuan 0-0, teksa në 17:00 luhen dy duele të tjera.

Dueli i mbijetesës mes Erzenit dhe Laçit u mbyll 0-0, me pikën që nuk është se i shërbejnë shumë të dyja skuadrave për objektivin e njëjtë.

Megjithë rastet nga të dyja anët, skuadrat u ndanë në paqe dhe Armando Cungu merr pikën e parë me kurbinasit në rikthimin e tij në stol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi rrezikon shumë pasi mban vendin e shtatë, tri pikë më pak se Teuta që ka një ndeshje më pak. Këtë të shtunë në orën 17:00 luhen edhe Skënderbeu-Egnatia dhe Teuta-Partizani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?