“Supermeni” Konsili ndal Milanin, kuqezinjtë i largohen zonës Champions (VIDEO)

Milani shpërdoron një mundësi të artë për t’u afruar me zonën Champions, pasi ka barazuar 1-1 në “San Siro” me Sasuolon.

Kuqezinjtë e nisn mjaft mirë ndeshjen, pasi kishin mundësi që të kalonin në avantazh që në minutën e dytë me Kesi, por portiere Konsili bëri një ndërhyrje shpëtimtare. Me kalimin e minutave Milani shton presionin, por miqtë janë të vendosur mjaft mirë në mbrojtje duke mos lejuar shumë goditje në portë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në fraksionin e dytë Milani humbet kontrollin e lojës duke ndjerë lodhje nga ndeshja me Interin në mesjavë.

Kur pritje goli nga vendasit, del në skenë Politano i cili kontrollon topin jashtë zonës në minutën e 75-të dhe më pas lëshon një të djathtë të hidhur që përfundon në cepin e portës së mbrojtur nga Donaruma. Milani kundërpërgjigjet me Nikola Kaliniç në minutën e 86-të. Ish-sulmuesi i Fiorentinës rrotullohet bukur në zonë dhe më pas e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e fundit shtesë Konsili bën një super pritje pas një goditje të Bonaventurës në hyrje të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani shpërdoron një mundësi të artë për t’u afruar me Interin, pasi diferenca mbetet 7 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?