Supersfida Liverpool-City/ Zbulohen formacionet zyrtare, nuk mungojnë surprizat
Trajnerët Arne Slot dhe Pep Guardiola kanë zbuluar zgjedhjet e tyre për supersfidën mes Liverpoolit dhe Manchester City-t, me disa lëvizje taktike interesante dhe surpriza në të dy kampet.
Te Liverpooli, Arne Slot ka vendosur të spostojë Mohamed Salah në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa Cody Gakpo aktivizohet në krahun e majtë. Rolin e fantazistit pas sulmuesit e merr Florian Ëirtz, i cili do të mbështesë Hugo Ekitiké në majën e repartit ofensiv.
Në mbrojtje bie në sy Szoboszlai, i cili luan si mbrojtës i djathtë, ndërsa në qendër konfirmon dyshja Konaté–Van Dijk.
Nga ana tjetër, Pep Guardiola i beson portën Gianluigi Donnarummës, i cili konfirmohet titullar. Në repartin defensiv ka risi të rëndësishme: Guehi dhe Khusanov formojnë çiftin e qendrës, me Ruben Dias që mbetet jashtë. Në mesfushë, O’Reilly merr një shans nga minuta e parë përkrah Rodrit dhe Bernardo Silvës. Sulmi përbëhet nga tridenti Semenyo–Haaland–Marmoush.
Formacionet zyrtare:
Liverpool (4-2-3-1):
Alisson; Szoboszlai, Konaté, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Ëirtz, Gakpo; Ekitiké.
Trajner: Arne Slot.
Manchester City (4-3-3):
Donnarumma; Nunes, Khusanov, Guehi, Aït-Nouri; Bernardo Silva, Rodri, O’Reilly; Semenyo, Haaland, Marmoush.
Trajner: Pep Guardiola.
KOHA JONË SONDAZH

