Supersfida Partizani-Kukësi, Duro bën vetëm 1 lëvizje

Ka startuar në orën 18:00 në “Selman Stërmasi” supersfida mes Partizanit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadra vijnë në këtë përballje pas triumfeve, teksa të kuqtë mposhtën Skënderbeun në javën e fundit me rezultatin 3-1, ndërkohë që Kukësi triumfoi në “Roza Haxhiu” të Lushnjës ndaj Lufrëtarit me rezultatin 4-1. Për sa i përket përballjes në fazën e parë, verilindorët e Shpëtim Duros, arritën të triumfonin me rezultatin 1-0. Në 9 javët e para Partizani ka arritur të sigurojë 17 pikë, ndërkohë që kuksianët kanë 3 pikë më pakë.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Boldor, Belica, Trashi, Melo, Broja, Mala, Bardhi, Çinari.

Trajner: Franko Lerda

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj.

Trajner: Shpëtim Duro

SHKARKO APP