Surpriza e tifozëve, flamur gjigant kuqezi sot në Francë
Flamuri shqiptar prej 11 mijë metrash katrorë që do të hyjë në librin Guiness të rekordeve botërore, është gati për t’u shpalosur në ndeshjen Francë-Shqipëri, që do të luhet sot në orën 21.00.
Por tifozët duhen në gjendje të vështirë për të siguruar shpalosjen e tij në stadium.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kërkojnë një numër sa më të madh tifozësh të bashkohen për të organizuar eventin që do t’i paraprijë ndeshjes.
Postimi i tifozëve:
INFORMACION ME RËNDËSI!!!
Sot (e mërkurë), me fillim nga ora 14.30, ftojmë të gjithë shqiptarët që ndodhen në Marsej të na bashkohen tek adresa:Plages du Prado 13008 Marseille (shih në foto), për të shpalosur flamurin kombëtar. Flamuri ësht rreth 11.000 m2, kështuqë ju ftojmë që të jeni në numër sa më të madh.