Surpriza në Kupën e Shqipërisë, eliminohet Partizani

Pak minuta më parë kanë përfunduar ndeshjet e dyta të Kupës së Shqipërisë në dy grupet. Në atë A nuk ka pasur surpriza, teksa Skënderbeu ka përmbysur humbjen e ndeshjes së parë në Fier, ndërsa Kukësit i ka mjaftuar fitorja në ndeshjes e parë duke e mbyllur në barazim pa gola ndeshjen me Dinamon.

Në grupin B është regjistruar surpriza e madhe, teksa Partizani është eliminuar nga Besëlidhja. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova kishte si synim sot të përmbyste humbjen 1-0 të ndeshjes së parë në Lezhë ndaj Besëlidhjes, por nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një barazim 1-1 dhe si rrjedhojë i ka dhënë lamtumirën e papritur turneut ku shihej si një prej pretendentëve.

Ja të gjitha rezultatet e Kupës së Shqipërisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi A

Swiss Digital Mobile Reklama

Skënderbeu – Apolonia 3-0

Shënues: Salihi 38’, Xhejms 51’, 77’

Kukësi – Dinamo 0-0

Tirana – Luftëtari 1-0

Shënues: Vucaj 11’

Laçi – Bylis 3-0

Shënues: Musaj 12’, 20’,Akuino 63’

 

Grupi B

Partizani – Besëlidhja 1-1

Shënues: Vila 45’/ Sidibe 57’

Teuta – Kastrioti 3-1

Shënues: Dita 68’, Rashica 75’, Gripshi 85’/Lilaj 7’

Vllaznia – Kamza 6-0

Shënues: Dyca 15’,Pepa 21’,81’ Krymi 27’, Erkoçeviç 74’, 76’

Flamurtari – Tërbuni 2-0

Shënues: Radoviç 18’, Dushku 28’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?