Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria? Lëvizjet e fundit hedhin hije dyshimi

E ardhmja e Sylvinho në krye të kombëtares shqiptare mbetet e paqartë, ndërsa kontrata e tij me Federatwn Shqiptare tw Futbollit skadon në korrik 2026. Rinovimi i fundit, me kohëzgjatje gjashtë mujore, ishte i lidhur me objektivin e kualifikimit në Kupën e Botës 2026, që nuk u arrit nga kuqezinjtë.

Sipas burimeve pranë institucionit, gjithnjë e më shumë po flitet për një ndarje mes palëve, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Ndërkohë, interesi për trajnerin brazilian nuk mungon, sidomos nga vendlindja e tij, ku disa klube po monitorojnë situatën. Në këtë kuadër, vëmendja është përqendruar te Corinthians, ekip ku Sylvinho ka punuar më parë. Lëvizjet e fundit të klubit brazilian kanë ngritur dyshime për një rikthim të mundshëm të tij në stol.

Corinthians shkarkoi së fundmi ish-trajnerin e Brazilit, Dorival Júnior, dhe emëroi në vend të tij Fernando Diniz. Megjithatë, ajo që bie në sy është kontrata e shkurtër e Diniz, vetëm deri në fund të vitit 2026, një marrëveshje e pazakontë në futbollin profesionist, që lë hapur mundësinë për ndryshime të tjera në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky detaj ka shtuar spekulimet se klubi mund të ketë një “plan B”, ku emri i Sylvinhos përmendet si një alternativë serioze. Nga ana tjetër, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka të drejtën për të vendosur mbi trajnerin e kombëtares, vijon të mbajë një qëndrim pritës. Megjithatë, pas afro tre vitesh në drejtimin e Shqipërisë, gjithçka lë të kuptohet se cikli i Sylvinhos mund të jetë drejt fundit. Edhe mosha e trajnerit (51 vjeç) dhe dëshira për të qenë pjesë e përditshme e një klubi mund të ndikojnë në vendimin e tij të ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?