Sylvinho: Ëndërroj pjesmarrjen në Botëror me Shqipërinë dhe Championsin me një klub

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, është shprehur optimist përpara ndeshjes së rëndësishme ndaj Serbisë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Në një intervistë për “TV Klan”, tekniku brazilian tha se beson te forca dhe uniteti i skuadrës kuqezi.

“Kualifikueset nuk janë kurrë të lehta. Serbia është një kundërshtare e fortë, por kemi lojtarë cilësorë që japin 100% në fushë. Pres një ndeshje të madhe,” u shpreh Sylvinho.

Trajneri theksoi rëndësinë e përgatitjeve intensive dhe analizës taktike për sfidën që vjen: “Tani është momenti për analiza. Nuk është vetëm një ndeshje, por ka peshë të madhe për kualifikueset — për ne dhe për ta. Kemi 5-6 ditë për t’u përgatitur dhe për të parë përpara.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sylvinho foli edhe për gjendjen e grupit dhe atmosferën në ekip, duke zbuluar një detaj nga përvoja e tij si trajner: “Një trajner e ndien kur diçka nuk shkon. Unë flas për 23-24 lojtarët që kam, ata janë të gjithë bashkë dhe unë jam këtu për t’i ndihmuar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, trajneri kuqezi ndau edhe ëndrrën e tij personale: “Ëndërroj të kualifikohem me Shqipërinë në Botëror dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve si trajner klubi.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?