Sylvinho: Fakti që luajmë me stadium plotë është një motivim, të japim më shumë se 100%
Trajneri i përfaqësues tonë kuqezi, Sylvinho, ka dalë në një konferencë për shtyp, tre ditë përpara nisjes së grumbullimit, të ekipit tonë kombëtar. Strategu i njohur ka vlerësuar Çekinë dhe Ukrainën, ndërkohë që ka falënderuar dhe tifozët që do e mbushin sërish “Air Albania” plotë në të dyja duelet.
“Janë skuadra shumë të forta. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Ne jemi aty, luajmë si të barabartë me këto skuadra. U them lojtarëve gjithmonë: Të jemi në lojë deri në fund, të kemi shanset tona. Për mua kjo që po bëjmë është diçka e madhe. A ka vend për përmirësim? Sigurisht që po, lojtarët une, të gjithë mund të përmirësohemi.
Edhe Çekia e ka patur të vështirë të luante përballë nesh. Jemi përmirësuar shumë. Të luash ndeshje në këto lloj nivelesh përballë skuadrave të tilla, për ne është krenari, që vijmë në fund të kësaj fushate dhe jemi në lojë. Çekia është skuadër e fortë. Duhet të luajmë një ndeshje të madhe nëse duam të fitojmë. Jam krenar për skuadrën time.
Situata e Manaj duhet vlerësuar. Daku është i skualifikuar për ndeshjen e pare. Muçi është një trekuartist, Uzuni luan më shumë në krah. Ata janë lojtarë me karakteristika të ndryshme. Do të shohim në stërvitje, do të flasim me lojtarët e do të vendosim.
Çdo ndeshje kemi patur fatin ta kemi stadiumin plotë. Për ne do të shërbejë si motivim. Ky është një avantazh i bukur, që duhet ta shfrytëzojmë. Që të dalim fitues në këto ndeshje, e përsëris do të duhet të japim më shumë se sa 100%’, deklaroi Sylvinho.