Sylvinho flet për mediat braziliane: Poloninë e njohim mirë, lojtarët tanë janë mësuar me sfida të tilla

Në Kupën e Botës 2026 mund të ketë vetëm një trajner brazilian në pankinë dhe ai mund të jetë Sylvinho. Një paradoks interesant, duke pasur parasysh se vetë Brazili është besuar në duart e italianit Carlo Ancelotti. Kjo situatë ka ngjallur vëmendje të madhe në Brazil, ku futbolli është pjesë e identitetit kombëtar.

Në një intervistë për ESPN Brasil, trajneri i Kombëtares shqiptare ka folur hapur për momentin e ekipit dhe për mundësinë historike që Shqipëria ka për të siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

“Është një mundësi shumë e rëndësishme për ekipin, federatën dhe për të gjithë vendin. Që nga Europiani kemi pasur shorte të vështira, por këto janë sfida që duhen përballuar. Nga janari do të nisim ndjekjen nga afër të lojtarëve tanë dhe do të jemi të pranishëm në disa ndeshje”, u shpreh Sylvinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e “playoff”-it më 26 mars në Varshavë, një ndeshje kyçe në rrugën drejt Botërorit. Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të luajnë më 31 mars finalen vendimtare ndaj fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri brazilian vlerëson se përballje të tilla vendosen nga detaje të vogla. “Poloninë e njohim mirë, kemi luajtur me ta së fundmi. Kanë ndërruar trajner, por lojtarët mbeten të njëjtë dhe janë të një niveli shumë të lartë. Ata janë në fazë rindërtimi, ndërsa ne po kalojmë një periudhë rritjeje. Avantazhet? Është e vështirë t’i përcaktosh. Janë 90 minuta, por gjithçka mund të ndryshojë brenda pak sekondash”.

Sylvinho mbylli mesazhin me besim te grupi që drejton: “Lojtarët tanë janë mësuar me ndeshje të forta. Do të mbështetemi te cilësitë tona dhe te puna që kemi bërë deri tani”.

Një sfidë e madhe, një mundësi historike dhe një Shqipëri që beson. Rruga drejt Botërorit kalon nga Varshava.

FUTEBOL NO MUNDO #521 - ESPECIAL DE NATAL COM SYLVINHO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?