Sylvinho: Gabuam të gjithë si grup, por me një gol mund të dilnim të dytët

Shqipëria e mbylli me humbje 1-2 ndaj Ukrainës aventurën në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Trajneri Sylvinho pranoi se u gabua në këtë ndeshje, por theksoi se një gol mund ta ngjiste ekipin në vendin e dytë në grup. Ai tha se dy golat e shpejtë e vranë ndeshjen dhe më pas ishte e vështirë që të rikthehej rezultati.

“Dy golat e shpejtë ishin vrastarë. Kjo na ka ndodhur edhe me Çekinë, Duhet të rritemi sepse ky është nivel i lartë ku luajmë dhe duhet të kapim ritmin. Një vit më parë fituam grupin si të parët dhe shkuam në Europian të gjithë si grup dhe sot kemi gabuar të gjithë si grup.

Ndërsa sot mbyllëm Ligën e Kombeve, në vend të fundit, por një gol vendoste shumë dhe mund të dilnim në vendin e dytë, por i tillë është futbolli. Kjo na bën të përmirësohemi për në vazhdim”, tha Sylvinho.

Konferenca për media e trajnerit Silvinjo pas ndeshjes me Ukrainën

SHKARKO APP