Sylvinho i fiksuar pas skemës sulmuese, ja si pritet të ndryshojë Kombëtarja jonë

Shqipëria tashmë ka në krye një trajner të ri, brazilianin Sylvinho. Prezantimi i tij do të bëhet të hënën, por tashmë kemi mundësinë që të hamendësojmë për risitë që mund të sjellë në krye të Kombëtares sonë.

Sylvinho është një fans i skemës sulmuese 4-3-3, të cilën e ka përdorur shpesh herë të Corinthias. Gjithashtu ai pëlqen dhe vendosjen 4-2-3-1, apo 4-1-4-1. I sigurt është fakti që nga tai e mbrapa nuk do të luajmë më me tre mbrojtës në prapavijë sic ishim mësuar me Rejën.

Trajneri Brazilian, ka një mesatare prej 1.18 pikësh për ndeshje, kur ishte pjesë e Lyon. Ndërkohë që me Corinthians kishte një mesatare prej 1.44 pikësh. Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur për publikun si Sylvinho, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Zabaleta dhe brazilianin Dorival Guidoni.

Zabaleta është një emër tepër i njohur në botën e futbollit pasi më herët ka qenë pjesë e Manchester City dhe ka zhvilluar 58 ndeshje me ekipin kombëtar të Argjentinës. Ndërkohë që eksperienca si ndihmës trajner do të nisë nga Kombëtarja shqiptare.

Ndihmësi tjetër Dorival, së fundmi kanë qenë ndihmës i Sylvinhos te klubi i Corinthians.

SHKARKO APP