Sylvinho merr sinjale pozitive nga Broja, ja kur pritet të rikthehet në fushë
Problemet e fundit fizike të Armando Broja kishin ngritur shqetësim si te stafi i Burnley ashtu edhe në kampin e Kombëtares sonë. Megjithatë, nga Anglia vijnë sinjale pozitive.
Sipas raportimeve të “Burnley Express”, sulmuesi shqiptar pritet të rikthehet në stërvitje më shpejt se sa parashikohej fillimisht. Së bashku me të, edhe mbrojtësi Axel Tuanzebe është drejt rikuperimit, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve të dëmtuar do të kërkojnë më shumë kohë.
Burimet theksojnë se nuk bëhet fjalë për një rikthim të menjëhershëm në fundjavë, por për një afat të shkurtër kohor, çka rrit shpresat për ta pasur Brojën në dispozicion në ndeshjet e ardhshme.
Ky zhvillim është një lajm i mirë edhe për trajnerin e Kombëtares, Sylvinho, i cili ishte në pritje të gjendjes së sulmuesit përpara përballjes së rëndësishme ndaj Polonisë. Rikthimi i Brojës do të përbënte një armë shtesë për repartin ofensiv kuqezi në prag të një sfide vendimtare.
KOHA JONË SONDAZH

