Sylvinho: Ndeshja me Serbinë do të jetë vendimtare, luftojmë për kualifikim!

Kombëtarja e Shqipërisë është duke u përgatitur për ndeshjen më të rëndësishme të këtij muaji, atë ndaj Serbisë, e vlefshme për Grupin K të kualifikimeve për Botërorin 2026. Pas publikimit të listës me 25 lojtarë të grumbulluar, në sy bie thirrja e parë për mbrojtësin Klisman Cake dhe mungesa e Ernest Muçit.

Trajneri Sylvinho doli sot në konferencë për shtyp, ku shpjegoi arsyet e përzgjedhjeve dhe pritshmëritë për dy sfidat e radhës: atë ndaj Serbisë dhe miqësoren me Jordaninë.

Braziliani sqaroi situatën e mbrojtësit Ardian Ismajli, i cili ka pësuar një dëmtim së fundmi: “Ismajli u dëmtua katër ditë më parë dhe nuk do të luajë këtë fundjavë me klubin. Jemi në pritje të raporteve mjekësore për të kuptuar gjendjen e tij. Nuk kemi asgjë për të fshehur, presim një përgjigje të qartë pas fundjavës,” tha Sylvinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për risinë e listës, trajneri theksoi se Klisman Cake është përfshirë si pasojë e këtyre rrethanave, por nënvizoi se ky është momenti për futbollistët me eksperiencë: “Ky nuk është momenti i eksperimenteve. Besoj shumë tek lojtarët që kemi, është një grup që më kënaq dhe që e di se mund të bëjë ndeshje të mëdha kudo.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në lidhje me përballjen ndaj Serbisë, Sylvinho u shpreh: “Është një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat. Ne shkojmë për të luftuar për kualifikim, ndaj duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta. Futbolli nuk fitohet në 10 apo 15 minuta, por duke bërë një lojë të plotë. Kam besim të madh tek ky grup.”

Shqipëria është aktualisht në një moment delikat, ku çdo pikë është vendimtare për objektivin madhor: kualifikimin në Botërorin 2026.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?