Sylvinho nis turin në Europë
Trajneri i ekipit kuqezi, Sylvinho dhe dy ndihmësit e tij Zabaleta dhe Dorival kanë nisur një tur në Europë për t’u takuar me futbollistët që aktivizohen në kampionatet kryesore. Stafi kuqezi ka filluar nga puna për t’u përgatiur për kampionatin europian “Gjermani 2024” që zhvillohet në verë.
Më datën 26 janar, Silvinho dhe Doriva ishin në stadiumin “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht-Mainz. Pjesë e Mainzit është talenti me origjinë shqiptare Brajan Gruda, i cili ka qenë pjesë e ekipit zinxhir të Gjermanisë që nga U-15. Ndërsa tek Eintraht luan Simon Simoni. Asnjë prej futbollistëve nuk ishte në fushë gjatë sfidës.
Në Itali u bashkua edhe Pablo Zabaleta e stafi zhvilloit takime me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Serie A. U diskutua për gjendjen e kuqezinjve, grumbullimin e radhës, sfidat miqësore dhe për kampionatin europian “Gjermani 2024”. Pritet që turi i Silvinho-s të vazhdojë edhe në Spanjë dhe Turqi, ku aktivizohen lojtarët kuqezinj.