Sylvinho: Një ditë e paharrueshme, jam krenar për djemtë, kjo është fitore e gjithë kombit!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur pas triumfit historik të kuqezinjve ndaj Serbisë me rezultatin 0–1, duke e cilësuar këtë si një ditë të paharrueshme për futbollin shqiptar dhe një fitore që i përket gjithë kombit.

“Futbolli është për t’u vlerësuar. Sot është një ditë shumë e bukur, e paharrueshme. Kemi mundur një kundërshtar të fortë, jemi në lojë dhe asgjë nuk është vendosur. Është një hap shumë i rëndësishëm. Tre pikë janë tre pikë shumë të mira,” deklaroi Syulvinho.

Trajneri brazilian vlerësoi të gjithë lojtarët për shpirtin e garës dhe për sakrificën në fushë, duke theksuar se skuadra ka funksionuar si një grup i bashkuar: “Komplimente për të gjithë. Asnjë lojtar nuk hyn në fushë për tre gola. Broja bëri një ndeshje shumë të vështirë ndaj një mbrojtësi si Pavloviç. Uzuni ishte i jashtëzakonshëm. Kjo është një skuadër ku para futbollit, vjen njeriu. Jam krenar për secilin.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Silvinjo foli edhe për Rey Manajn, autorin e golit të vetëm të ndeshjes, duke e cilësuar si një lojtar me karakter të fortë dhe shembull për të tjerët: “Manaj është jeta jonë, ai punon shumë dhe ka fituar besimin e të gjithëve. Kur punon 24 orë në ditë, e meriton të shpërblehesh.”

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur për të ardhmen e tij, trajneri u përgjigj me qetësi dhe vendosmëri: “Më kanë pyetur edhe më parë. Për të ardhmen time mendoj unë. Jam krenar për punën që po bëjmë. Na presin edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme, gjithçka mbetet e hapur.”

Në fund, Silvinjo dha edhe një mesazh emocionues për shqiptarët në çdo cep të botës: “Jam krenar për këtë skuadër dhe për këtë fitore. Është fitore e gjithë kombit shqiptar. Ia kushtojmë vendit, njerëzve tanë dhe tifozëve që na mbështesin pa kushte. Ta gëzojnë 100% këtë moment.”

Trajneri kuqezi përmbylli fjalën e tij me një dedikim special: “Dua t’i kushtoj këtë fitore Salihit, që është në SHBA. Ke bërë një punë të shkëlqyer me ne, kjo është për ty dhe familjen tënde.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?