Sylvinho po e injoron, por Anis Mehmeti shënon super gol në Angli (VIDEO)

Anis Mehmeti vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer në Angli. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol spektakolar në ndeshjen ku Bristol City u mund 1-3 nga Oxford United në Championship.

Në minutat vendimtare të takimit, 24-vjeçari goditi fuqishëm me të djathtën, duke dërguar topin në rrjetë pa i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Pavarësisht humbjes së skuadrës, Mehmeti është një nga pikat më të ndritura të sezonit për Bristol-in. Në 6 ndeshje deri tani, ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asistime, duke u konfirmuar si një nga lojtarët kryesorë të ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?