Sylvinho: Serbia ndeshje jo si gjithë të tjerat, por ne do të luajmë me zemër!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar sot listën me 27 futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të qershorit, përkatësisht ndaj Serbisë më 7 qershor dhe Letonisë më 10 qershor.

Gjatë një konference për shtyp, trajneri brazilian foli gjerësisht për zgjedhjet e tij, gjendjen fizike të lojtarëve, emocionet që sjell përballja me Serbinë dhe rëndësinë e të dyja takimeve. Trajneri e përshkroi këtë fazë si një moment delikat për shkak të përfundimit të sezonit futbollistik, ku shumë lojtarë vijnë me nivele të ndryshme lodhjeje.

“Ky është një moment shumë i vështirë dhe i veçantë i datave FIFA. Disa lojtarë kanë mbaruar sezonin prej ditësh, disa janë ende në ritëm, disa të tjerë vijnë të lodhur. Është thelbësore të punojmë mirë gjatë këtyre dhjetë ditëve për të arritur formën optimale”, u shpreh Sylvinho

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri vlerësoi maksimalisht rëndësinë e ndeshjeve, sidomos asaj me Serbinë, duke nënvizuar karakterin emocional dhe fizik të kësaj sfide.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe përballje me kundërshtarë fizikisht shumë të fortë. Na duhet përqendrim maksimal dhe bashkëpunim nga të gjithë lojtarët. Serbia nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, e di mirë historinë, por ne duhet të fokusohemi te loja, të ruajmë identitetin tonë dhe të luajmë me zemër dhe shpirt”, tha ai.

Silvinjo theksoi se të gjithë 27 lojtarët do të kenë rol kyç dhe i dërgoi një mesazh të qartë skuadrës: “Na duhen të gjithë. Këto janë ndeshje ku shpenzohet shumë energji, ndaj çdo element është i rëndësishëm.”

Me një qëndrim të matur por entuziast, trajneri kuqezi shprehu besim se Shqipëria do të jetë gati për sfidat e qershorit, duke theksuar se skuadra ka potencial dhe shanse për të bërë një paraqitje dinjitoze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?