Sylvinho zbulon nëse do të vijojë të jetë trajner i Shqipërisë
Ekipi kuqezi mbërriti sot në Rinas, pasi aventura në Euro 2024 u mbyll mbrëmë, nga një humbje me Spanjën e cila arriti të shënojë 1 gol.
Trajneri i kombëtares, Sylvinho foli sakaq për mediat duke vendosur edhe njëherë theksin te fakti se ky grup lojtarësh ka fituar shumë eksperiencë nga ky turne, ndaj duhet që çdo shqiptar të ndihet krenar për ta.
I pyetur për rinovimin e kontratës me FSHF, e cila ka skaduar pas kësaj pjesëmarrje në Europian, Silvinjo u përgjigj duke thënë:
“Jam pjesë e kësaj pune. Unë jam pjesë e juaja. Jam i lumtur dhe në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve.”