Sylvinhos i shkon dëm udhëtimi në Angli, Broja s’është as në stol te Fulhami sepse …

Trajneri i Kombëtares sonë Sylvinho, kishte prenotuar një biletë për ndeshje e Premier League-s Fulham-Aston Villa që ka nisur në orën 16:00. Qëllimi brazilianit ishte të ndiqte nga afër në aksion Armando Brojën.

Gjithsesi pak orë para këtij takimi, trajneri i kuqezinjve ka marrë lajmin e hidhur se sulmuesi nuk do të ishte në fushë, madje as në stolin e rezervave.

Arsyeja nuk ka të bëjë me ndonjë vendim të trajnerit apo dëmtim të “bomberit”, por për faktin se Broja ka pasur temperaturë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?