Szczesny: Ronaldo na dhuroi nga një kompjuter, respektoi rregullin e Allegrit

Cristiano Ronaldo është dashur të paguajë një bast që ka humbur te Juventusi. Portieri i bardhezinjve, Wojciech Szczesny ka zbuluar një episod shumë interesant në një intervistë që ka dhënë për kanalin polak “Foot Truck”.

“Në kohën e Allegrit kishim një rregull, çdo futbollistë që merrte karton të kuq duhet ta paguante te shokët. Për këtë gjë e gjithë skuadra ka nga një kompjuter iMac në shtëpi, të cilën na e dhuroi Ronaldo pas kartoni të kuq kundër Valencias”, shpjegoi portieri.

Bëhet fjalë për një episod që ndodh në minutën e 29-të në sfidën e parë në Champions League me fanellën e Juventusit në kundër Valencias më 19 shtator 2018. Pas një dueli me Murillon, arbitër e ndëshkoi portugezin çuditërisht me karton të kuq.

Szczesny ka shpjeguar se për disa janë rresht, CR& nuk e pranonte se e kishte merituar, por më pas e pranoi rregullin e Allegrit: “Kemi pritur gati dy muaj, sepse vijonte të thonte se nuk kishte bërë asgjë”. /R.Lika-Koha Jone/

Bianconeri Zone on Twitter: "Allegri's rule was to buy teammates a ...

SHKARKO APP