Tah bën gati valixhet, 3 skuadra janë gati që ta “rrëmbejnë”

Jonathan Tah, mbrojtësi gjerman të cilit i skadon kontrata me Bayer Leverkusen në fund të sezonit, i ka komunikuar kampionëve të Gjermanisë dëshirën e tij për të mos rinovuar.

28-vjeçari, që synon që të largohet si lojtar i lirë në verë, ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve të njohura europiane. Një lamtumirë e rëndë për mbrojtjen e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso e cila kthehet në një mundësi transferimi për shumëkënd

Interi kërkon të përfitojë nga kjo situatë duke tentuar një tjetër afrim me parametër zero, për të përforcuar prapavijën. Tah nuk kërkohet vetëm nga zikaltrit.

Në Bundesligë, mbrojtësi pëlqehet nga Bayerni, i cili është gjithmonë në rreshtin e parë kur bëhet fjalë për transferimet e brendshme në kampionatin gjerman. Liverpooli ndërkohë e sheh si një opsion të mirë për Van Dijk.

 

SHKARKO APP