Tahiraj: Ëndërroj rikthimin te Juventusi, virusi më prishi debutimin te Shqipëria
Mesfushori shqiptar Françesko Tahiraj në një intervistë të dhënë se fundmi ka folur për eksperiencën te Dinamo Zagrebi dhe ëndrrën për t’u rikthyer një ditë te Juventusi, klub ku edhe e nisi karrierën.
“Nuk ka qenë aspak e thjeshtë kjo periudhë, pasi ishte diçka e panjohur për ne, por për fat të mirë kemi rinisur stërvitjen prej gati 3 javësh. Fillimisht stërviteshim në mënyrë individuale, ndërsa këtë javë kemi filluar me grupe me nga 5 lojtarë.
Hajduku i Splitit? Përgjegjësia është e madhe, pasi është një klub me emër dhe tifozeri të jashtëzakonshme, që pret gjithmonë rezultate pozitive. Megjithatë me mentalitetin e duhur mund të shkojmë përpara. Dinamo ka bërë një punë shumë të mirë me akademinë dhe prej vitesh është në nivele të larta. Ne tani jemi duke punuar me një trajner si Tudor dhe besoj se shumë shpejt do të rikthehemi në nivele të larta.
Rikthimi te Juventusi? Unë jam rritur në Torino dhe Juventusi është skuadra ime e zemrës. Jam rritur atje qoftë si futbollist e qoftë si njeri, ndaj do të doja të rikthehesha sërish një ditë.
Kombëtarja? Fatmirësisht ftesa më erdhi për miqësoret me San Marinon dhe Slloveninë, por korona na prishi planet. Besoj se shumë shpejt do të jem pjesë e Shqipërisë, por kjo do të varet nga unë dhe mënyra si do të paraqitem në vijimësi”, tha Tahiraj për “FanZone”.