Talenti gjerman çmend Bayernin: “Dua të luaj për Realin e Madridit”
Mesfushori gjerman Lennart Karl ka shprehur dëshirën që në të ardhmen e afërt të luajë për Real Madridin
Karl po vlerësohet tej mase në Gjermani dhe ka fituar vendin e titullarit te Bayern Munich pavarësisht moshës vetëm 17-vjeçare. Në një intervistë së fundmi për “Sky”, gjermani tha se ka plotësuar ëndrrën duke luajtur për Bayernin, por në të ardhmen shpreson të transferohet tek Reali
“FC Bayern është një klub shumë i madh. Është ëndërr që luaj këtu, por në një pikë të karrierës shpresoj të shkoj tek Reali i Madridi. Ky është klubi im i ëndrrave, por kjo qëndron mes nesh. Sigurisht, Bayerni është diçka shumë e veçantë dhe kalojmë shumë mirë”, deklaroi ai
Karl ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2028. Këtë edicion, ai ka zhvilluar 22 paraqitje, duke kontribuar me 6 gola dhe 2 asistime
Ai pëlqehet gjithashtu edhe në Angli, ku interes për të kanë shfaqur klube të mëdha si Manchester City, Liverpool dhe Arsenal, ndërsa vlerësimet për performancën e tij rriten dita-ditës
KOHA JONË SONDAZH

