Talenti i Chelsea-t thyen karantinën, kapet duke luajtur futboll me shokët

Pas Jordan Pickford të Everton, në Premier League regjistrohet një tjetër rast thyerje e karantinës. Ai që përfundoi në telashe është Mason Mount i Chelsea-t, i kapur në një park në Londër duke luajtur futboll me miqtë, mes të cilëve Declan Rice i West Ham që ndërkohë nuk ishte në vetë-izolim.

Futbollisti i datëlindjes 1999 rrezikon tashmë një sanksion disiplinor nga ana e klubit londinez, që kishte urdhëruar izolimin pas rastit të pozitivitetit të Callum Hudson-Odoi. Ai që ka demaskuar futbollistin e papërgjegjshëm ka qenë një prind që po shoqëronte të birin 14-vjeçar të stërvitej.

“Vumë re një makinë në lëvizje dhe po shihnim kush ishte. Pastaj erdhi një tjetër me tre apo katër persona brenda. Im bir njohu Mason Mount që po drejtonte mjetin. Luajtën një ndeshje pesë kundër pesë, ose gjashtë. Edhe Declan Rice po luante. Mbanin maska, por nuk ishte e qartë nëse e bënin për të mbrojtur veten, apo personat e tjerë, apo për të mos u njohur”.

SHKARKO APP