Talenti i Juves zbulon se është frymëzuar nga një futbollist shqiptar: Prej tij mbaj numrin 44!
Dejan Kulusevski prej disa muajsh është një futbollist i Juventusit, por për të veshur fanellën e bardhezinjve duhet të presë fillimin e sezonit të ardhshëm. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, talenti i njohur zbuloi se në karrierën e tij është frymëzuar nga një futbollist shqiptar.
“Kanë mbetur edhe 13 ndeshje me Parmën dhe jam përqendruar këtu, por mezi pres t’i bashkohem Juventusit. E kam studiuar mirë lojën e Sarrit dhe pikërisht për këtë arsye zgjodha t’i bashkohem Juventusit.
Studioj shumë De Bruyne dhe mendoj se është nga më të mirët në botë, Dua të bëhem si ai, ose edhe më i fortë. Ibrahimovic ka ndryshuar gjithë Suedinë, ndaj do të doja të luaja kundër tij, që të bisedoja dhe të shkëmbeja fanellën.
Numrin 44 e mbaj prej Adnan Januzajt, që zbriti në fushë me atë numër në debutim dhe la gjurmë. Në atë moment i thashë babait tim se nëse do të bëhesha futbollist, doja t’i ngjaja atij, ndaj jam dashuruar me numrin 44”, u shpreh Kulusevski.