Tare bëhet nostalgjik: Kënaqësi që luajta sërish me shokët e kombëtares
Igli Tare ishte një ndër të ish futbollistët e kombëtares shqiptare që mori pjesë në takimin e zhvilluar në stadiumin e ri kombëtar në kuadër të mbledhjeve të fondeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një prononcim të shkurtër për “Ora News”, drejtori sportiv i Lazios tregoi emocionet e rikthimit në fushë së bashku me disa nga ish shokët e skuadrës kombëtare.
“Mund të them se ishte një kauzë shumë e drejtë dhe e mirë dhe mendoj se duhet të ketë vazhdimësi për kauza të tjera. Kënaqësi që të isha në fushë për të qënë me shokët që kam pasur në kombëtare,” tha Tare.