Tare bën gati 30 milionë euro për Marash Kumbullën

Lazio futet fuqishëm në garë për mbrojtësin e Veronës, Marash Kumbulla. Kostoja e shqiptarit mbetet 30 milionë euro dhe bardhekaltrit mund ta përballojë atë vetëm përmes kualifikimit në Champions.

Klubi kryeqytetas po mundohet të shfrytëzojë miqësinë e drejtorit të vet sportiv, Igli Tare, me Kumbullën. Nga ana tjetër, të njëjtën gjë po synon edhe Lotito me mikun e tij, Setti. Të dy i kanë dhënë garanci eventuale lojtarit shqiptar për të qenë titullar te Lazio, sepse konsiderohet mjaft i rëndësishëm për planet taktike të Inzaghi.

Një detaj jo i vogël për një djalë të ri, që ka nevojë të luajë rregullisht, të konsolidohet përmes rritjes progresive. Pavarësisht se në garë janë Interi dhe Juventusi, Lazio beson se me faktorin Tare mund të arrijë që të bindë talentin.

 

SHKARKO APP