Tare “blindon” Inzaghin dhe Immobilen, por jo Milinkovic-Savic

Drejtori sportiv i Lazios në një intervistë për për mediat italiane konfirmoi se trajneri Simeone Inzaghi dhe sulmuesi Ciro Immobile nuk do të largohen. Drejtori shqiptar ndërkohë është shfaqur i qartë edhe për të ardhmen e Milinkovic-Savic, i cili mund të largohet me një ofertë të mirë financiare.

“Për Immobilen nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Napoli dhe nuk kemi biseduar për diçka të tillë. Kjo për shkak se ai është Lazio dhe Lazio është Immobile. Mendoj, shpresoj dhe uroj që Ciro të qëndrojë edhe shumë vite të tjera me ne“, deklaroi Tare.

Trajneri Inzaghi? Për ne është prioritet, puna e tij është në sytë e të gjithëve.  Lidhja e tij me këtë kompani shkon në përtej një gjëje normale, ai është historia e kësaj kompanie sepse ka qenë këtu për më shumë se 20 vjet dhe askush më mirë se ai nuk e ndjen këtë fanellë.

Përsa i përket të ardhmes së mesfushorit serb Milinkovic-Savic, Tare nuk e përjashtoi mundësinë e largimit: “Nëse do të jetë një mundësi që të kënaq klubin dhe lojtarin do ta shohim me kujdes. Nëse nuk do të ketë, ai është i lumtur me ne dhe do vazhdoj të jetë pjesë e klubit”. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP