Tare darkon me Moggin, a është Retegui në menun e tij?

Milani po punon për të përforcuar repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm dhe në listën e objektivave vijojnë të jenë emra të rëndësishëm si Moise Kean dhe Serhou Guirassy. Megjithatë, vëmendja mbetet e fokusuar edhe te Mateo Retegui, sulmuesi që aktualisht luan për Al Qadisya dhe që është ndjekur prej kohësh nga kuqezinjtë.

Klubi italian kishte tentuar ta transferonte Reteguin që në vitin 2024, si zëvendësues të Olivier Giroud, si dhe gjatë sezonit të kaluar. Por në atë kohë, oferta e majme prej 67 milionë eurosh nga klubi saudit bindi Atalanta të heqë dorë nga lojtari. Sipas mediave italiane, një takim i zhvilluar të premten mbrëma në Milano ka shtuar spekulimet. Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, dhe agjenti Alessandro Moggi, që përfaqëson edhe Reteguin, janë parë në një darkë së bashku.

Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar mbi temën e bisedës, fakti që të dy njihen prej kohësh nuk përjashton mundësinë që të kenë diskutuar, qoftë edhe në mënyrë indirekte, për një rikthim të mundshëm të sulmuesit në Serie A. Sfida më e madhe për realizimin e këtij transferimi mbetet paga e lojtarit. Retegui përfiton rreth 16 milionë euro neto në sezon, një shifër shumë më e lartë se oferta që Milani mund të garantojë, rreth 5 milionë euro plus bonuse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, skenarë alternativë nuk përjashtohen. Një formulë huazimi me të drejtë blerjeje, e shoqëruar me mbulimin e një pjese të pagës nga klubi saudit Al Qadisya, mund të hapë rrugën për një marrëveshje të mundshme. Zhvillimet ndërkombëtare dhe situata gjeopolitike në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë gjithashtu në këtë operacion, duke lënë derën hapur për ndryshime të papritura në merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?